Seria A ka “ndezur motorët”, për sezonin 2024-2025 dhe 20 skuadrat e kanë nisur prej kohësh fazën përgatitore.
Kampionati nis më 17 gusht, skuadrat ende nuk janë kompletuar, por nuk ka asnjë dilemë për trajnerët.
“Sportmediaset” ka bërë një listë të pagës që marrin 20 trajnerët e Serie A.
Në krye të listës janë Simone Inzaghi e Antonio Conte, me pagë të njëjtë, duke patur diferenca të mëdha me kolegët e tyre.
Ndërkohë që, gjysma e trajnerëve, marrin nga 1 milion euro ose më pak në sezon.
Ja si është paga e secilit trajner sipas “Transfermarket”.

Pagat e trajnerëve të Serie A
1.Simone Inzaghi (Inter), 6.5 milionë euro
2.Antonio Conte (Napoli), 6.5 milionë euro
3.Thiago Motta (Juventus), 3.8 milionë euro
4.Daniele de Rossi (Roma), 3.2 milionë euro
5.G.P.Gasperini (Atalanta), 3 milionë euro
6.Paulo Fonseca (Milan), 2.5 milionë euro
7.Vincenzo Italiano (Bologna), 2.1 milionë euro
8.Raffaele Palladino (Fiorentina), 1.6 milion euro
9.Marco Baroni (Lazio), 1.5 milion euro
10.Cesc Fabregas (Como), 1 milion euro
11.Alberto Gilardino (Fenoa), 1 milion euro
12.Alessandro Nesta (Monza), 1 milion euro
13.Davide Nicola (Cagliari), 1 milion euro
14.Paolo Vanoli (Torino), 1 milion euro
15.E.di Francesco (Venezia), 750 mijë euro
16.Kosta Rinjac (Udinese), 750 mijë euro
17.Roberto D’Aversa (Empoli), 600 mijë euro
18.Fabio Pechia (Parma), 600 mijë euro
19.Paolo Zanetti (Verona), 600 mijë euro
20.Luca Gotti (Lecce), 500 mijë euro



