Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premiere tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling Haaland në mesin e tyre.
Të dhënat që u publikuan nga BBC Sport dhe Opta treguan se Van de Ven është lojtari më i shpejtë me 37.1 kilometra në orë.
Ai ndiqet nga Carlos Forbs i Wolvesit që ka regjistruar shpejtësinë prej 36.6 kilometrash në orë dhe top treshja që kompletohet nga Anthony Elanga me 35.9 kilometra në orë.

Haaland në ndërkohë renditet i katërti me 35.7 kilometra në orë ndërsa lista përmbyllet me Timo Werner (35.7 kilometra në orë) dhe Gabriel Martinelli (35.6 kilometra në orë).



