Quartararo, pesimist për motorin e ri Yamaha V4
Q

Quartararo, pesimist për motorin e ri Yamaha V4

Fabio Quartararo ka shprehur zhgënjimin e tij për motorin e ri Yamaha M1 me motor V4, pas testimeve në Misano. Francezi, kampion bote në vitin 2021, përfundoi në vendin e 17-të dhe tha se “ndjehet më keq” krahasuar me versionin me katër cilindra në linjë.

“Në Barcelonë ishte pak më mirë, por këtu nuk gjej asnjë pikë të fortë. Nuk shoh ndonjë përmirësim real”, tha Quartararo.

“Nuk mendoj se motori V4 do të zgjidhë të gjitha problemet tona, kemi ende të njëjtat vështirësi”.

Yamaha po kalon nga konfigurimi tradicional në një motor tërësisht të ri V4 për sezonin 2026, por Quartararo mbetet skeptik. Ai theksoi se problemi kryesor nuk është ndjesia në pjesën e përparme, por vështirësia që motori ka në kthesa dhe agresiviteti i tepërt.

“Ky motor është ndoshta edhe më i keq për momentin. Do të vazhdojmë të testojmë dhe të shohim çfarë mund të përmirësojmë”, përfundoi ai.

TË FUNDIT