Quartararo zbulon momentin e tij më të mirë në MotoGP
Q

Quartararo zbulon momentin e tij më të mirë në MotoGP

Fabio Quartararo ka zbuluar se momenti më i bukur i karrierës së tij në MotoGP nuk ishte titulli botëror i vitit 2021, por pole position-i i parë, i arritur në Çmimin e Madh të Spanjës në vitin 2019 në Jerez.

Francezi shpjegon se gjatë sezonit të parë nuk kishte presion dhe çdo rezultat ishte pozitiv, pasi ishte pjesë e procesit të mësimit. Ndryshe nga viti i titullit, ku edhe një vend i katërt shihej si dështim, në 2019 çdo përvojë ishte kënaqësi.

Sipas Quartararos, pikërisht mungesa e pritshmërive dhe presionit e bëri atë sezon më të shijueshëm të karrierës së tij.

TË FUNDIT