Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga segmenti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, një pjesë e projektit që pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Tiranës me juglindjen dhe Korçën.
Në një postim në Facebook, Rama; shkruan “Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës–Qafë Plloçë”.
Rruga e re do të reduktojë kohën e udhëtimit rreth 30 minuta dhe do të përmirësojë lidhjen me pikën kufitare të Kapshticës, duke e bërë më të shpejtë dhe të sigurt lëvizjen drejt juglindjes. /AutoPortali



