Qytetarët që udhëtojnë me autobus nga vendet tjera, prej sot kanë biletën falas në Trafikun Urban
Q

Qytetarët që udhëtojnë me autobus nga vendet tjera, prej sot kanë biletën falas në Trafikun Urban

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga sot udhëtarët e vendeve tjera, që vijnë me autobus, biletën e tyre mund ta shfrytëzojnë në Trafikun Urban të kryeqytetit, për të udhëtuar falas.

Ai ka thënë se ky vendim nuk ka ndodhur më parë në kryeqytet, shkruan AutoPortali.

“Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025”.

“Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, ka shkruar Rama mes tjerash në Facebook.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT