Pas emocioneve që sollën ndeshjet e Ligës së Kampionëve, sonte në orar janë ndeshjet kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja më interesante padyshim se është ajo në mes të klubeve italiane, ku Roma e pret Milanin dhe synon kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.
Në ndeshjen tjetër, West Hami pret Bayer Leverkusenin dhe do të synojë të shkrijë disavantazhin 2-0 nga ndeshja e parë në Gjermani.

Liverpooli ka humbur 3-0 në “Anfield” nga Atalanta, por do të kërkojë befasinë, ndërsa ndeshja e fundit Marseille-Benfica është krejtësisht e hapur pas fitores së ngushtë 2-1 të portugezëve në ndeshjen e parë.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.



