Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku raportohet një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin një person ka humbur jetën.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 34 aksidente me persona të lënduar dhe 64 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, njësitë policore kanë shqiptuar 1809 tiketa trafiku, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në komunikacion.



