Raul mund ta drejtojë skuadrën e madhe gjermane
R

Raul mund ta drejtojë skuadrën e madhe gjermane

Raul Gonzalez Blanco, i njohur nga të gjithë si Raul, legjenda e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, nuk ka dëshirë të flaës për të ardhmen e tij.

Ai shpesh konsiderohet si një pasues i denjë i Carlo Ancelotti në ekipin e parë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe oferta të tjera.

Në javët e fundit, spanjolli ishte lidhur mbi të gjitha me Schalke 04, por për momentin duket se synimi i tij nuk është të thellojë kontaktet me klubet e tjera. Raul, që prej disa vitesh drejton Real Castilla, skuadrën B të Real Madrid, u shpreh: “Unë i jam përgjigjur kësaj më parë”.

“E ardhmja ime është dita e martë në qendrën tonë stërvitore, ku do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha më tej Raul.

Gazeta “Marca” raportoi se Raul mund të largohet në fund të sezonit, pas gjashtë vitesh në krye të skuadrës së Real Castilla, por trajneri ende hesht.

TË FUNDIT