Zinedine Zidane, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin e Real Madridit një herë si lojtar dhe tri herë si trajner, beson se ish-klubi i tij do ta mposhtë Bayern Munich në ndeshjen kthyese, derisa ndeshja e parë ka përfunduar me barazimin 2:2.
Zidane ishte i pranishëm në Miami për të parë Formula 1, kur u pyet lidhur me ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se Reali do të kalojë tutje, por ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Real Madridi do të kalojë tutje, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Përgjithmonë Hala Madrid”, është shprehur Zidane në intervistën e tij për Sky Sport.



