Real Madrid shpreh interesim për trajnerin Unai Emery
R

Real Madrid shpreh interesim për trajnerin Unai Emery

Real Madridi ka nisur të lëvizë në prapaskenë për stolin e trajnerit dhe në listën e objektivëve të mundshëm është përfshirë edhe trajneri aktual i Aston Villas, Unai Emery.

Klubi madrilen po monitoron situatën me vëmendje, teksa po mendon për edicionin e ri dhe drejtimin teknik të skuadrës.

Vazhdimësia e Alvaro Arbeloas në krye të ekipit mbetet e paqartë, pasi ajo do të varet drejtpërdrejt nga rezultatet që ai do të arrijë në Champions League dhe La Liga në pjesën e mbetur të sezonit.

Arbeloa, i cili mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Xabi Alonsos, ndodhet nën presion të vazhdueshëm për të justifikuar besimin e klubit.

Në rast se ish-trajneri i Castillas nuk arrin të përmbushë objektivat, Real Madridi pritet të kërkojë një trajner të profilit të lartë për të udhëhequr projektin e ri sportiv.

Në këtë kontekst, emri më i ri që ka dalë në skenë është ai i spanjollit Unai Emery.

Emery ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Aston Villan gjatë viteve të fundit, duke e transformuar skuadrën angleze në një skuadër mjaft të forte në Premier League.

Aktualisht, Aston Villa mban vendin e tretë në tabelën e Premier League, vetëm katër pikë larg nga Arsenali të cil♪7t janë lider të tabelës.

Ndërkohë, te Real Madridi situata është bërë më delikate pas ndërprerjes së serisë mbresëlënëse prej tre fitoresh radhazi të Arbeloas.

Humbja zhgënjyese 4-2 ndaj Benficas në Champions League ka detyruar “Los Blancos” të vazhdojnë garën në fazën e play-offit, duke rritur edhe më shumë presionin mbi stafin teknik. /AutoPortali

TË FUNDIT