Real Madridi e shkruan historinë edhe në një aspekt tjetër
R

Real Madridi e shkruan historinë edhe në një aspekt tjetër

Kur bëhet fjalë për të bërë histori në futboll, “Galaktikët” e Real Madridit janë gjithmonë aty, mirëpo këtë herë nuk bëhet fjalë për arritje sportive, me “Los Blancos”, që bëhet klubi i parë që arrin dhe tejkalon një miliard euro të ardhura në një sezon.

Gjithçka u bë e ditur nga një njoftimi zyrtar për shtyp i Presidentit të spanjollëve, Florentino Perez, i cili është shprehur se të ardhurar për sezonin e shkuar, duke përjashtuar transferimet e lojtarëve arrijnë në 1,073 miliard euro.

“Të ardhurat për sezonin 2023-24, duke përjashtuar transferimet e lojtarëve, arrijnë në 1,073 miliard euro, 27% më shumë se një vit më parë. Real Madrid ka një fitim prej 16 milionë euro në vitin financiar 2023-24. Klubi mban një pozicion të fortë financiar me një vlerë neto prej 574 milionë eurosh”, tha “numri 1” i “Los Blancos”.

Ajo që është mbresëlënëse, në fakt, është se “Los Blancos” kanë thyer tavanin prej një miliard eurosh pa llogaritur transferimin e lojtarëve, duke tejkaluar shifrën e sezonit të kaluar për sa i përket të ardhurave.

TË FUNDIT