Reali bën të ditur kush do ta marrë numrin 8
R

Reali bën të ditur kush do ta marrë numrin 8

Skuadra e Real Madridit përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka ndryshime të numrave në fanella.

Transferimi më i ri, Kylian Mbappe do ta bartë fanellën me numër 9-të.

Numrin 8-të të Toni Kroosit do ta bartë mesfushori i Kombëtares së Uruguait, Fede Valverde.

Kurse ndryshim të numrit ka pasur edhe për Arda Gulerin e shumë përfolur gjatë EURO 2024. Nga numri 24, turku për sezonin e ri do ta bartë fanellën me numër 15-të.

Kujtojmë që Mbappe do të prezantohet te Real Madridi gjatë datës 16 korrik (e martë) nga ora 12:00.

TË FUNDIT