Rekord shpenzimesh në afatin kalimtar – shifrat
R

Rekord shpenzimesh në afatin kalimtar – shifrat

Menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar në fund të muajit gusht, FIFA ka publikuar edhe shifrat zyrtare të transferimeve nga klubet në të gjithë botën. Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë shënuar shifra rekordesh në tregun e transferimeve, sa i përket futbollit të meshkujve.

Plotë  6,4 miliardë dollarë për afro 11.000 transferime në të gjithë botën, janë regjistruar nga klubet deri në këtë periudhë të vitit, një rekord absolut ky për tregun e transferimeve.

Më shumë para janë “hedhur” nga klubet angleze, të cilat ndiqet nga ato braziliane e portugeze. Rritje ka pësuar edhe transferimet në futbollin e femrave, pasi janë shpenzuar 6,8 milionë dollarë, për 1.100 transferime, gati dy herë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sinjale pozitive këto, që tregojnë vërtet shumë, për periudhën e vështirë financiare, që e gjithë bota po kalon, e cila padyshim prek edhe botën e futbollit.

 

 

TË FUNDIT