Qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta dhe reshje intensive shiu.
Për më shume se 3 orë shiu ka ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, në Kalimash dhe në zonën e Fushë-Arrëzit, shkruan Ballkanweb, transmeton AutoPortali.
Sipas shtabit të emergjencave, për shkak të reshjeve janë raportuar disa shkarje gurësh në disa segmente rrugore, kryesisht në zonat rurale në Shishtavec, Bushtricë dhe në Luginën e Valbonës.
Qarkullimi i mjeteve nuk është ndërprerë dhe firmat kontraktore kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve.



