Rezultate optimiste për garuesit tanë në Poloni
R

Rezultate optimiste për garuesit tanë në Poloni

Liridon Kalenderi dhe Valdet Kaçandolli po garojnë në garën në Limanowa në Poloni, të vlefshme për Kampionatin Evropian në hill climb (EHC).

Sot janë mbajtur dy xhirot provuese dhe sipas rezultateve, Liridon Kalenderi, renditet i katërti në Grupin 1, ndërsa Valdet Kaçandolli, i pesti në Grupin 3.

Gara zyrtare do të mbahet gjatë ditës së nesërme, ku pritet që garuesit tanë të japin maksimumin e veturave të tyre dhe më të mirën nga eksperienca shumëvjeçare.

TË FUNDIT