Legjenda e futbollit francez, Franck Ribery pritet të rikthehet në futboll, kësaj radhe në rolin zëvendëstrajnerit.
Ribery pritet të jetë ndihmësi i Stefano Kolantuono, i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit të Salernitanas.
Ribery ka qenë në rolin e këshilltarit sportiv në klubin italian, por tashmë do të bëhet pjesë aktive e punës me skuadrën.

Francezi në vitin 2022 e mbylli futbollin aktiv. Ani pse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi tek Bayern Munich në Gjermani, ai jetonte në Itali, pasi edicionet e fundit luajti aty tek Salernitana.
Aktualisht ky ekip nuk po kalon momente të mira, gjenden të fundit në tabelë dhe kanë ndryshuar shumë trajnerë në ekip.



