Pas një pritjeje të gjatë, sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, turneut më prestigjioz për klube në Evropë.
Ndeshjet hapëse të sezonit pritet të sjellin spektakël dhe rivalitet të lartë që në javën e parë.
Athletic Bilbao do të përballet me Arsenalin, në një sfidë që pritet të tërheqë shumë vëmendje, ndërsa në të njëjtën kohë, PSV Eindhoven do të luajë ndaj Royale Union SG, skuadra surprizë nga Belgjika që kërkon të tregojë veten në këtë garë elitare.
Në orarin më të vonë, nga ora 21:00, luhen edhe katër takime të tjera, të cilat gjithashtu premtojnë emocione të forta, transmeton AutoPortali.
Benfica do të presë Qarabagun nga Azerbajxhani, ndërsa Tottenham Hotspur përballet me një kundërshtar të njohur si Villarreal.
Përballja më e pritur e mbrëmjes është pa dyshim ajo mes Juventusit dhe Borussia Dortmund, dy gjigantëve europianë që rikthehen në këtë kompeticion me ambicie të larta.

Ndërkohë, edhe sfida mes Real Madridit dhe Olympique Marseille do të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak të historisë dhe nivelit të skuadrave.
Ndeshjet e para të mbrëmjes fillojnë në orën 18:45, ndërsa pjesa tjetër e takimeve do të zhvillohen nga ora 21:00.



