Garuesi ynë, Rion Tytynxhiu mori pjesë në raundin e dytë të FIA Karting Academy Trophy, i cili u zhvillua në Mulsen të Gjermanisë.
Aktiviteti u mbajt nga e enjtja deri të dielën, kur u zhvillua edhe gara finale. Në këtë ngjarje morën pjesë garues nga 44 shtete, ku Rioni arriti të kualifikohet për në finale. Kushtet atmosferike ishin mjaft sfiduese, me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu gjatë disa sesioneve të fundjavës.
Pas një paraqitjeje shumë të mirë dhe një performance të shkëlqyer në kualifikime, Rioni arriti të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e garës. Edhe në finale ai pati paraqitje të denjë, duke përballuar me sukses sfidat e pistës dhe kushtet e vështira atmosferike.



