Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Atlanta ka fituar në sekondat e fundit ndaj kampionit aktual, Boston Celtics, me rezultat 117-116.
Një ndeshje e ekuilibruar, ku për mysafirët u dallua Dayson Daniles, autor i 28 pikëve. Për Celtics, Brown realizoi 37 pikë e White 31, por që s’mjaftuan për të fituar.
Pas kohës shtesë triumfoi skuadra e Detroit, që mundi 123-121 Miamin, sfidë spektakolare deri në fund. Për Miami u dallua Herro me 40 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërkohë që kolektiviteti ishte arma e fortë e Pistons.
Fitore të rëndësishme korri Milwaukee, që mundi 99-85 Toronto dhe i largohet fundit të renditjes, ndërsa u dallua Antetokounmpo me 23 pikë.
Golden State, falë 37 pikëve të Stephen Curry mundi Dallasin me shifrat 120-117.
Rezultatet:
Boston – Atlanta 116-117
Detroit – Miami 123-121
Orlando – Charlotte 114-89
Philadelphia – New York 99-111
Milwaukee – Toronto 99-85
Utah Jazz – Phoenix 112-120
Golden State – Dallas 120-117
Portland – Minnesota 122-108



