Rob Smedley “tregon” cilin pilot duhet ta “favorizojë”  Ferrari
R

Rob Smedley “tregon” cilin pilot duhet ta “favorizojë”  Ferrari

Ish-inxhinieri i garave të Ferrarit, Rob Smedley, beson se skuadra italiane mund të detyrohet t’i japë përparësi Lewis Hamiltonit ndaj Charles Leclerc nëse dëshiron të ketë shanse reale për të fituar titullin e pilotëve në Formula 1 për sezonin 2026.

Komentet e tij erdhën pas fitores së Leclerc në Çmimin e Madh të Britanisë, e cila ishte fitorja e tij e parë që nga viti 2024 dhe suksesi i 250-të i Ferrarit në Formula 1.

Aktualisht, Kimi Antonelli kryeson renditjen me 179 pikë, i ndjekur nga George Russell me 154. Hamilton është i treti me 147 pikë, ndërsa Leclerc renditet i katërti me 108 pikë, plot 71 pikë prapa liderit.

Airspeeder | The Electric Flying Car Racing Series — Future Thoughts: F1's Rob  Smedley on data revolutions, sustainability and motorsport's next generation

Sipas Smedley, Ferrari nuk mund të lejojë një rivalitet të fortë mes dy pilotëve nëse synon të sfidojë Mercedesin për titull. Ai vlerëson se fokusimi te Hamiltoni, i cili është më pranë kreut të renditjes, mund të jetë strategjia më e mirë për të maksimizuar shanset e skuadrës për të fituar kampionatin e pilotëve.

TË FUNDIT