Rodrygo nuk ka asgjë më pak se Vinicius Jr., apo Kylian Mbappe. Këtë e tregojnë shifrat. Braziliani dje arriti një shifër speciale në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Stuttgartit në Champions League.
Rodrygo asistoi për golin e parë, të shënuar nga Kylian Mbappe në fillimin e pjesës së dytë. Ky asistim e ndihmoi të kalojë me numër asistimesh legjendën e futbollit, Ronaldinho, gjithmonë brenda garës së Champions League.
Asistimi i sulmuesit brazilian ishte i 12-ti i tij në Champions League, një më shumë se Ronaldinho në skuadra si Barcelona dhe Milan. Vërtet një rekord fantastik.



