Ronaldo mund të bashkohet me skuadrën e madhe evropiane
R

Ronaldo mund të bashkohet me skuadrën e madhe evropiane

Cristiano Ronaldo gjatë verës së këtij viti mund të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Evropë. Skuadra e tij e radhës pritet të jetë Sporting i Lisbonës, ka bërë të ditur gazetari arab Alhazz Mutab.

Portugezi është duke kaluar një periudhë aspak të mirë dhe për këtë arsye është në qendër të kritikave të publikut dhe mediave, prandaj duke qenë i pakënaqur duket se ka kërkuar largimin.

Në anën tjetër, situata te Sporting është shumë e mirë. Skuadra është pranë titullit të 20-të në Portugali. Gjashtë javë para përfundimit të kampionatit, udhëheq në tabelë me shtatë pikë epërsi ndaj Benficas, ndërsa Ronaldo në edicionin e ardhshëm mund të veshë fanellën e Sportingut, për herë të parë që nga viti 2003.

Ronaldo në dhjetor të vitit 2022 u transaferua te Al Nassr për pagën rekorde prej 200 milionë euro në vit.

TË FUNDIT