Cristiano Ronaldo rrezikoi të goditej nga një tifoz në fundin e ndeshjes Gjeorgji-Portugali 2-0.
Ylli portugez po shkonte drejt hyrjes në dhomat e zhveshjes, të cilat ndodhen pranë tribunës. Në një moment të caktuar, një tifoz, ndoshta i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur CR7, për të bërë një “selfie” me të, kërceu nga tribuna, duke kaluar mbi parmakë, por rrezikoi të përfundonte në kokën e vetë Ronaldos.
Në fakt, vetëm ndërhyrja e kujdesshme e pjesëtarëve të sigurimit i shmangu kontaktet me kapitenin e Portugalisë. Njerëzit e sigurisë u zhytën, duke ndjekur tifozin, teksa të gjithë përfunduan në mënyrë katastrofike në tokë, në shkallët që të çojnë drejt dhomave të zhveshjes.
🚨🥴A fan almost jumps on the Cristiano Ronaldo from the stands after the end of the match!!! 😨
Sometimes some people are just not okay…🤦♂️pic.twitter.com/LSwEShvDb1
— SimplyGoal (@SimplyGoal) June 27, 2024
Cristiano Ronaldo mbeti i palëvizur, thuajse i mahnitur nga ajo që sapo kishte parë me sy.
Portugezi mbeti i ngurtësuar, shtriu krahët dhe pothuajse nuk e besoi se dikush mund të ishte i gatshëm ta bënte këtë. Një tjetër episod që pa CR7 si protagonist, pas pesë pushtimeve të fushës nga tifozët kundër Turqisë.



