Ronaldo ndëshkohet me karton të kuq, veprimi i tij, i shëmtuar (VIDEO)
R

Ronaldo ndëshkohet me karton të kuq, veprimi i tij, i shëmtuar (VIDEO)

Cristiano Ronaldo vazhdon të mos fitojë trofe me Al Nassr dhe duket se kjo po e ndikon futbollistin, i cili po shfaq gjithnjë e më shumë gjeste të shëmtuara në fushën e lojës.

Për këtë arsye, ndeshjen e Superkupës së Arabisë Saudite, ai e ka përfunduar para kohe, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Skuadra e tij luante përballë Al-Hilal, në gjysmëfinalet e turneut ku golat e Al Dausari dhe Malcom i dhanë epërsinë rivalëve, ndaj Ronaldo u shfaq shpesh i nervozuar në vijimin e sfidës.

Pak minuta para fundit të ndeshjes, ai shprehu gjithë nervozizmin e tij duke goditur me bërryl një kundërshtar, për t’u ndëshkuar me karton të kuq për sjellje josportive.

Sadio Mane shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes, por në fund fitorja i shkoi Al Hilal me shifrat 2-1, duke sjellë eliminimin e radhës të Al Nassr.

TË FUNDIT