Ronaldo, në Lubjanë për t’i përmirësuar rekordet
R

Ronaldo, në Lubjanë për t’i përmirësuar rekordet

Cristiano Ronaldo është rikthyer në dispozicion të Portugalisë pasi trajneri Roberto Martinez e lejoi të pushonte në fitoren 5-2 kundër Suedisë.

Sulmuesit të Al-Nasr iu lejuan disa ditë më shumë pushimi pas angazhimeve të tij në kampionatin e Arabisë Saudite. Por, pas pushimit, kapiteni 39- vjeçar, i cili është lojtari me më shumë paraqitje në histori me një kombëtare (205) dhe me më shumë gola (128), do të kërkojë sot në Lubjanë që të thellojë rekordet e tij.

Këto janë minutat e fundit të miqësoreve përpara se sulmuesi portugez të marrë ftesën nga Roberto Martinez për të shkuar ndoshta në turneun e fundit, Evropianin në Gjermani, ku luzitanët do të përballen në grup me Republikën e Çekisë, Turqinë dhe fituesin e çiftit Gjeorgjia – Greqia.

TË FUNDIT