Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez barazoi një tjetër rekord të rëndësishëm gjatë fitores 3-2 të Portugalisë ndaj Hungarisë, të zhvilluar të martën në mbrëmje në “Puskas Arena”.
Ronaldo shënoi golin e dytë të Portugalisë nga pika e bardhë, duke arritur në kuotën e 39 golave në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
Me këtë realizim, ai barazoi rekordin historik të Carlos Ruiz të Guatemalës si golashënuesi më i mirë në kualifikueset e këtij kompeticioni.
Portugalia zhvilloi një ndeshje dramatike ndaj Hungarisë. Skuadra vendase kaloi në avantazh, por portugezët reaguan shpejt.
Hungarezët arritën të barazonin në fund, megjithatë ishte Joao Cancelo që në minutën e 86-të vulosi fitoren për skuadrën e Roberto Martinez.
Pas dy ndeshjeve të para, Portugalia ka marrë pikë të plota, duke fituar më herët edhe ndaj Armenisë me rezultatin 5-0.
Ronaldo, megjithëse në një moment historik personal, nuk u ndal te arritja e tij në rrjetet sociale. Ai postoi shkurt: “Dy ndeshje, dy fitore. Shkojmë Portugalia!”
Me katër ndeshje të mbetura dy ndaj Irlandës, një me Hungarinë dhe një kundër Armenisë Ronaldo pritet të thellojë më tej rekordin dhe të konfirmojë dominimin e tij në futbollin ndërkombëtar.



