Ronaldo shpjegon momentin e vështirë që e pati pasi nuk shënoi nga penalltia
R

Ronaldo shpjegon momentin e vështirë që e pati pasi nuk shënoi nga penalltia

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, e pati një moment tepër të vështirë në ndeshjen që kombëtarja e tij e fitoi ndaj Sllovenisë, në të cilën fituesi u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

Ronaldo dështoi të shënonte nga penalltia në çastet e fundit të vazhdimit të parë prej 15 minutave, pasi portieri i Sllovenisë, Jan Oblak bëri një pritje fantastike.

CR7 e përjetoi shumë rëndë atë moment dhe shpërtheu në të qarë, megjithatë, “luzitanët” u treguan më të saktë në gjuajtjen e penalltive pas 120 minutave lojë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Pas ndeshjes, Ronaldo foli për humbjen e penalltisë, ku tha se ishte një moment i pashpjegueshëm.

“Ndjeva trishtim, por në fund gëzim, ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t’i kisha dhënë skuadrës time epërsinë, por nuk ia dola. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, nuk mendoj se penalltia ishte aq e keqe, por gjithsesi gabova. Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tre pritje të mrekullueshme”, deklaroi Ronaldo.

TË FUNDIT