Rubina Krasniqi dominoi te femrat
R

Rubina Krasniqi dominoi te femrat

Në dy garat e para në konkurrencën e femrave në disiplinën karting sllallom ka dominuar Rubina Krasniqi.

Anëtarja e Eurogoma Racing Team ishte e shkëlqyeshme në dy paraqitjet e saj dhe dukej qartë se tek ajo ka ndikuar edhe përvoja e fituar në garën e madhe ndërkombëtare në Valencia, në vitin e kaluar.

Rubina në garën e parë pati kohë 01:55.815 minuta, ndërsa në të dytën 02:07.612.

“Jam e kënaqur me fitoret në garat e sotme. Ishin dy gara shumë të mira, me organizim të mirë dhe konkurrencë të kënaqshme. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen dhe ta përfaqësoj Kosovën edhe në garat ndërkombëtare”, ka thënë Rubina pas fitoreve të së shtunës.

Në të dyja garat, plasmani i tri të parave ishte identik, pasi në podium bashkë me Rubinën u gjendën edhe Loreza Xerxa e Alea Rada të AK Prizreni D&G.

Në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: AK Prizreni D&G, Kaçandolli RT dhe Eurogoma RT.

Rezultatet:
Gara 1 – femrat
Klasa 2
1.Loreza Xerxa 02:05.864
2.Alea Rada 02:49.142
3.Selma Tafili 03:41.954

Klasa 3
1.Rubina Krasniqi 01:55.815
2.Nida Pacolli 02:53.747
3.Jusra Tafili 03:55.066
4.Hena Tatari 04:43.177

Plasmani gjeneral
1.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT) 01:55.855
2.Loreza Xerxa (AK Prizreni D&G) 02:05.864
3.Alea Rada (AK Prizreni D&G) 02:49.142
4.Nida Pacolli (Spirit Karting) 02:53.747
5.Selma Tafili (Kaçandolli RT) 03:41.954
6.Jusra Tafili (Kaçandolli RT) 03:55.066
7.Hena Tatari (AK Prizreni D&G) 04:32.177

Plasmani ekipor
1.AK Prizreni D&G 45 pikë
2.Kaçandolli RT 24 pikë
3.Eurogoma RT 20 pikë
4.Spirit Karting 15 pikë

Gara 2
Klasa 2
1.Loreza Xerxa 02:15.371
2.Alea Rada 02:16.739
3.Selma Tafili 03:58.148

Klasa 3
1.Rubina Krasniqi 02:07.612
2.Nida Pacolli 02:44.060
3.Hena Tatari 04:10.239
4.Jusra Tafili 04:18.936

Plasmani gjeneral
1.Rubina Krasniqi (Eurogoma RT) 02:07.612
2.Loreza Xerxa (AK Prizreni D&G) 02:15.371
3.Alea Rada (AK Prizreni D&G) 02:16.739
4.Nida Pacolli (Spirit Karting) 02:44.060
5.Selma Tafili (Kaçandolli RT) 03:58.148
6.Hena Tatari (AK Prizreni D&G) 04:10.239
7.Jusra Tafili (Kaçandolli RT) 04:18.936

Plasmani ekipor
1.AK Prizreni D&G 47 pikë
2.Kaçandolli RT 22 pikë
3.Eurogoma RT 20 pikë
4.Spirit Karting 15 pikë

TË FUNDIT