Pas dy garave në auto sllallom, të dielën janë mbajtur edhe dy në karting sllallom. Rubina Krasniqi dhe Rion Tytynxhiu ishin më të mirët, duke i fituar të dyja garat.
Në konkurrencën e femrave renditja e tri të parave në plasmanin gjeneral ishte “copy paste”.
Në shkallën më të lartë të podiumit u gjend anëtarja e Eurogoma RT (Rubina Krasniqi), pozita e dytë i takoi Alea Radës, ndërsa e treta Lorza Xërxës.
Në konkurrencën e meshkujve Tytynxhiu ishte më i shpejti në të dyja garat. Ndërsa, Doan Karabeg dhe Blin Shala e patën nga një vend të dytë dhe një të tretë.
Rezultatet komplete mund t’i shihni në linqet e mëposhtme:
https://www.facebook.com/share/p/1C4VsTuNrA/
https://www.facebook.com/share/p/1EYpJRzr2r/



