Rubina Krasniqi: Në Valencia për të dhënë maksimumin  
R

Rubina Krasniqi: Në Valencia për të dhënë maksimumin  

Rubina Krasniqi do ta përfaqësojë Kosovën në FIA Motor Sport Games, që mbahen nga 23-27 tetor në Valencia të Spanjës.

Rubina do të garojë në disiplinën karting sllallom dhe është optimiste për paraqitje të mirë.

“Së pari dua të them që për mua është nder shumë i madh ta përfaqësoj Kosovën në një garë kaq masive, pasi e dimë se do të marrin pjesë numër i madh i garuesve nga shumë vende të botës. E di që konkurrenca është shumë e fortë, por unë do të jap maksimumin tim dhe shpresoj të kem paraqitje të mirë”, ka thënë Rubina për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ajo shpreson që deri më 23 tetor të stërvitet sa më shumë që është e mundur.

“Besoj që deri në ditën e garave të stërvitem sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që në Valencia të arrij rezultat të mirë”, ka shtuar Krasniqi.

Në të njëjtën disiplinë, në konkurrencën e meshkujve, Kosovën do ta përfaqësojë Rion Tytynxhiu.

 

TË FUNDIT