Rusia ka shprehur gatishmëri për të organizuar Kampionatin Evropian të vitit 2032 në futboll, nëse Italia dështon të përmbushë detyrimet e saj si bashkëorganizatore me Turqinë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Unionit Rus të Futbollit, Alexander Dyukov.
Edhe pse Rusia mbetet e suspenduar nga FIFA dhe UEFA që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Dyukov ka theksuar për “Sport24” se “Rusia është gjithnjë gati” të marrë përsipër organizimin e eventit më të madh të futbollit evropian.
Media ruse “Izvestia” sqaroi se nuk ka ofertë të re zyrtare nga Rusia, pasi aplikimi për Euro 2032 ishte dorëzuar që në vitin 2022.
Ndërkohë, në Itali janë ngritur shqetësime lidhur me gatishmërinë e infrastrukturës sportive.
Presidenti i Ligës Italiane, Ezio Simonelli, ka shprehur frikën se vendi mund të mos jetë gati në kohë, pas kritikave të ashpra të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, mbi gjendjen e stadiumeve italiane
“Pos në Udine, Bergamo dhe Torino, stadiumet tona janë në gjendje kome,” ka thënë Simonelli.
Italia dhe Turqia aktualisht janë parashikuar të jenë bashkëorganizatore të Euro 2032, me plane për rinovime dhe ndërtim stadiumesh të reja, përfshirë transformimin e “San Siro”-s.
Edhe pse jashtë garave ndërkombëtare, Rusia ka luajtur këtë vit tetë miqësore dhe do të përballet së shpejti me Perunë dhe Kilin. Kujtojmë se vendi organizoi me sukses Kupën e Botës 2018. /AutoPortali



