George Russell, në pritje të rinovimit me Mercedes, u shpreh se është ende i motivuar për titullin e parë në F1. Ai e krahason situatën e tij dhe të Charles Leclerc me Michael Schumacher, i cili fitoi kampionatin me Ferrarin vetëm pas pesë vitesh.
“Schumacher ishte 30 vjeç kur fitoi me Ferrarin. Unë jam 27. Kam ende kohë”, tha Russell.
Ai theksoi se në Formula 1 gjithçka kërkon durim dhe ndërtim afatgjatë, duke shtuar:
“Kur erdha te Mercedes, menduam se do të luftonim për titull çdo vit, por nuk ndodhi. Jam më i uritur se kurrë për sukses”.
Toto Wolff, shefi i Mercedes, shtoi se suksesi kërkon kohë, duke përmendur shembullin e Jean Todt te Ferrari, i cili fitoi titullin pas 8 vitesh.



