Russell nuk ndihej i rrezikuar nga Verstappen
R

Russell nuk ndihej i rrezikuar nga Verstappen

George Russell tha se asnjëherë nuk e ndjeu veten në rrezik për t’u larguar nga Mercedes në 2026. Sipas tij, spekulimet për Max Verstappen ishin më shumë një çështje se kush do të ishte shoku i tij i skuadrës, jo nëse ai vetë do të largohej.

Tani që Verstappen ka konfirmuar qëndrimin në Red Bull, pritet që Russell dhe Antonelli të vazhdojnë me Mercedes.

Russell shton se negociatat për kontratën e re janë pozitive, por nuk ka nxitim, sidomos për shkak të ndryshimeve të mëdha që sjell sezoni 2026.

“Dua të fitoj me Mercedes, por çdo gjë duhet të jetë në përputhje, jemi ende në bisedime”, ka thënë Rusell.

TË FUNDIT