Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah më në fund ka shpjeguar sfondin e festës së re pas golit të shënuar, të cilin e zbatoi në fillim të sezonit të ri.
Në prag të rifillimit të sezonit pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Salah ka folur për mediat angleze dhe me atë rast ka sqaruar festimin e golit, gjatë të cilit imiton përdorimin e harkut dhe shigjetës.
Ai thotë se ideja i ka ardhur shumë kohë më parë, kur ka qenë duke parë spektaklin e UFC-së dhe luftën për brezin mes Israel Adesanya dhe Alex Pereira.
“Unë mendoj se kam parë UFC, Pereira kundër Adesanya. Kur Adesanya e mposhti Pereira-n në meçin e dytë, ai festoi ashtu. Më pëlqen festimi, prandaj e bëra atë”, tha Salah, duke shpjeguar se disa tifozë e kanë keqkuptuar festën.
“Unë jam një fans i UFC-së, por njerëzit e konsideruan sikur po imitoj faraonët tanë egjiptianë kur ata vizatojnë diçka në një tempull ose diku në piramida”, tha Salah për Men in Blazers.
Mo Salah borrows Israel Adesanya celebrationpic.twitter.com/WqLZisnsA6
— вkσmík (@bkomun) September 3, 2024
Adesanya kreu festën e “goditjes” pasi mposhti Pereira në luftën e tyre të dytë më 8 Prill 2023.
Në këtë mënyrë Salah ka festuar golat e parë të sezonit ndaj Ipswichit, ndërsa tashmë me Liverpoolin pret vazhdimin e sezonit në Ligën Premiere dhe duelin e së shtunës me Nottingham Forest në xhiron e katërt.



