Sane paralajmëron spanjollët
S

Sane paralajmëron spanjollët

Të premten do të luhet ndeshja, që pa frikë mund të quhet ndryshe si finalja e parakohshme e EURO 2024-s. Gjermania do të përplaset me Spanjën në çerekfinale, në një ndeshje që premton emocione të forta. “Furia e kuqe” është kombëtarja më në formë për momentin dhe në kampin gjerman janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Megjithatë, Sane ka deklaruar në konferencë për shtyp se, edhe spanjollët e dinë se do të jetë e vështirë kundër Gjermanisë.

“E dimë që Spanja sulmon lart, por kjo gjithashtu na jep ne hapësirë. Do ta shohim të premten se si do të funksionojë gjithçka. Spanja po luan me shumë vetëbesim për momentin, por gjithashtu ata e dinë se nuk do të jetë e lehtë për ata. Dy skuadra shumë të forta do të përballen me njëra-tjetrën. Nëse do të kemi momentin në krahun tonë, mund t’i lëndojmë vërtet spanjollët”, ka deklaruar Leroy Sane

TË FUNDIT