Schumacher flet për “vetëvrasjen” e auto sportit gjerman
S

Schumacher flet për “vetëvrasjen” e auto sportit gjerman

Gjermania ka një histori të pasur në motorsport, por një të tashme të varfër. Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher, vlerëson se “motorsporti gjerman e ka fshirë vetveten”.

“Gjithçka nisi me masat për mbrojtjen e mjedisit, kur na u hoqën lejet për ndërtimin dhe menaxhimin e pistave të kartingut”, tha Schumacher, sot komentator televiziv. Sipas tij, kjo është njësoj sikur Gjermania të ndalonte fushat e futbollit dhe të priste të kishte klube të mëdha si FC Bayern Munich.

Ai paralajmëroi se në të ardhmen e afërt Gjermania mund të mbetet pa pilotë në Formula 1, përveç atyre që kanë para për të garuar jashtë vendit. Sipas tij, kalimi nga Formula 3 në F1 kushton rreth 15 milionë euro për pilot.

Vëllai i tij, Michael Schumacher, fitoi shtatë tituj botërorë. Gjermania ka nxjerrë edhe kampionë si Nico Rosberg dhe Sebastian Vettel, por aktualisht i vetmi gjerman në F1 është veterani 38-vjeçar Nico Hulkenberg.

TË FUNDIT