Segmenti Gramsh–Korçë bëhet i pakalueshëm nga gurët dhe dheu
S

Segmenti Gramsh–Korçë bëhet i pakalueshëm nga gurët dhe dheu

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në segmentin rrugor Gramsh–Korçë, duke e bërë përkohësisht të pakalueshme zonën pranë fshatit Bratilë.

Për mbi gjashtë orë, automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale në kushte të vështira, pa sinjalistikë paralajmëruese dhe pa praninë e mjeteve pastruese, përcjell AutoPortali.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime serioze të gjurmës rrugore, ndërsa mungesa e ndërhyrjes ka shkaktuar pakënaqësi tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërkohë që meteorologët paralajmërojnë për reshje të mëtejshme, shkruan TopChannel.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e rrugës dhe marrjen e masave parandaluese. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës.

TË FUNDIT