Shaqiri është kthyer për momente të tilla
S

Shaqiri është kthyer për momente të tilla

Xherdan Shaqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Baselit që prej se u rikthye sërish tek klubi zviceran.

Ylli shqiptar shënoi golin e vetëm në duelin që Baseli e zhvilloi ndaj ekipit të kategorisë së dytë Stade Nyonnais në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Ishte kjo një fitore mjaft e vështirë për gjigantin zviceran, që ia doli të fitojë falë magjisë së yllit shqiptar.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të të takimit, ndërsa në pjesën e dytë të vazhdimeve e fitoi një penallti, të cilën më pas e konvertoi vetë në gol.

Po zhvillohej minuta e 123-të e takimit kur Shaqiri me qetësi arriti të jetë i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0, duke i dhuruar kështu ekipit të tij kualifikimin tutje.

Në këtë takim po ashtu vlen të theksohet se tek Baseli u paraqitën edhe Leon Avdullahu, Albian Ajeti dhe Benjamin Kololli.

TË FUNDIT