Pas largimit nga Chicago Fire, Xherdan Shaqirin po e kërkjonë disa skuadra.
Siç raporton “Sky”, klube të shumta kanë kontaktuar me Shaqirin ditëve të fundit.
Këtu përfshihen skuadrat greke Panathinaikos dhe AEK nga Athina, skuadrën turke të kategorisë së parë Besiktas nga Stambolli dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Interesimi më konkret e ka shprehur deri me tash Panathinaikosi. Përveç lëvizjes jashtë vendit, një rikthim në FC Basel gjithashtu do të jetë opsion”, njofton mediumi zviceran “Blick”.



