Shaqiri rikthehet protagonist me gol spektakolar (VIDEO)
S

Shaqiri rikthehet protagonist me gol spektakolar (VIDEO)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin, mund të mendojë se Xherdan Shaqiri nuk duhet të jetë në 11-shen e parë, por faktet flasin ndryshe.

Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane në miqësoren me Danimarkën u aktivizua si zëvendësues dhe për këtë pati reagime edhe nga mediat kryesore zvicerane.

Të martën, Zvicra luajti miqësoren tjetër, me Irlandën.

Xherdan Shaqiri u bë protagonist në minutën e 23-të. Ai  realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke i dhuruar avantazhin Përfaqësueses helvetike dhe fitoren.

Golat nga goditja e dënimit janë një specialitet për 32-vjeçarin, që pavarësisht moshës, vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Zvicra.

TË FUNDIT