Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare. Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Përfaqësueses së SHBA-së. Ish trajneri i Tottenham, PSG e Chelsea, pranoi ofertën e bordit drejtues të Federatës Amerikane për të drejtuar ekipin kombëtar në Botërorin e 2026 që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Në prezantimin e Pochettinos, drejtuesit e federatës u shfaqën shumë të lumtur që një trajner me kaq shumë eksperiencë sa Pochettino pranoi ofertën e tyre.



