Shefi i Red Bullit komenton situatën e Perezit
S

Shefi i Red Bullit komenton situatën e Perezit

Piloti i dytë i RedBull, Sergio Perez mbylli një tjetër fundjavë zhgënjyese në Çmimin e Britanisë së Madhe teksa mbeti jashtë zonës së pikëve dhe u rendit vetëm në vendin e 17. Meksikani është totalisht jashtë pritshmërive dhe drejtori i RedBull, Christian Horner nuk hezitoi që publikisht t’i kërkojë Perezit që të ngrejë nivelin e pilotimit.

“Perez e di shumë mirë që nuk ka vazhdimësinë e duhur në marrjen e pikëve. Megjithatë, e rëndësishme është që ai e njeh objektivin e vetes së tij dhe të skuadrës, ndaj mendoj se ai dëshiron më shumë se të gjithë që të kthehet në nivelin e duhur”, ka thënë Horner.

“Për ne është pak shqetësuese kur dy makinat nuk kanë të njëjtën performancë, Perez nuk pati fat në këtë fundjavë. Ndikuan edhe reshjet e shiut, u desh një ndalesë ekstra dhe kjo mori shumë kohë”, u shpreh Horner.

TË FUNDIT