Shitjet e Tesla-s në Evropë bien për muajin e pestë radhazi
S

Shitjet e Tesla-s në Evropë bien për muajin e pestë radhazi

Tesla po përballet me rënie të vazhdueshme të shitjeve në Evropë. Vetëm në maj, kompania regjistroi një rënie prej 28% në 30 vende evropiane, edhe pse tregu i përgjithshëm i automjeteve elektrike u rrit me 25%, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve.

Sipas AP, kjo është goditje për investitorët, të cilët kishin shpresuar që zemërimi ndaj Elon Musk, për shkak të deklaratave të tij politike dhe mbështetjes së partive të ekstremit të djathtë si “Alternativa për Gjermaninë”, do të kishte filluar të zbehej.

Në Gjermani, një nga tregjet kryesore për Tesla-n, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 45%.

Kompania kineze SAIC Motor ishte fituesja më e madhe për muajin maj, me një rritje prej 38% të shitjeve në Evropë, duke lënë pas Tesla-n, që vetëm një vit më parë dominonte në këtë rajon.

SAIC shiti 18,716 automjete, ndërsa Tesla arriti të shesë vetëm 8,729.

Rënia vjen në një periudhë të rëndësishme për Tesla-n, e cila ka nisur testimin e shërbimit të saj të robotaksive pa shofer në Austin, Texas.

Musk ka premtuar zgjerim të shpejtë të këtij shërbimi, por raportimet e para për defekte gjatë udhëtimeve kanë ngjallur shqetësime.

Autoritetet federale amerikane për sigurinë në trafik tashmë kanë nisur hetimet për incidentet e raportuara. /AutoPortali

TË FUNDIT