Shqipëria fiton me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës
S

Shqipëria fiton me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë e ka treguar forcën në Pragë. Kuqezinjtë fituan me rezultat 2:1 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e parë të Ligës B në Ligën e Kombeve. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori.

Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi topin pas shpinës së portierit Strakosha.

Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-t, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, Shqipëria mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë  kështu tri pikë.

Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa Ukraina, do të sfidojë Çekinë.

TË FUNDIT