Shqipëria kërkon fitore për të marrë kryesimin e grupit
S

Shqipëria kërkon fitore për të marrë kryesimin e grupit

Sot është dita e fundit e ndeshjeve ndërkombëtare dhe nga dita e nesërme të gjithë futbollistët do të jenë në klubet e tyre për t’u përgatitur për fundjavë.

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zbresë në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e kanë nisur për mrekulli aventurën duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Ukraina.

Po aq mirë e ka nisur edhe Gjoergjia, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-1.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesuese të Grupit 1 me gjashtë pikë.

TË FUNDIT