Shqipëria – Kili, kuqezinjtë synojnë të vazhojnë serinë pozitive
S

Shqipëria – Kili, kuqezinjtë synojnë të vazhojnë serinë pozitive

Kombëtarja e Shqipërisë e luan sot ndeshjen e parë për këtë vit. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin në një miqësore në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.

Interesimi për këtë sfidë është i madh nga shqiptarët, duke parë afërsinë që kanë me Italinë.

Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë ndeshje me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.

Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.

Ky takim mes Shqipërisë e Kilit luhet me fillim nga ora 20:45.

Të hënën, ekipi kombëtar luan një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Suedisë.

TË FUNDIT