Kombëtarja e Shqipërisë ka luajtur baras, pa gol 0-0, ndaj Serbisë.
Në duelin e zhvilluar në Tiranë, ishin kuqezinjët që dominuan lojën me disa raste të mira shënimi, por që rrjetat nuk u tundën, shkruan AutoPortali.
Në minutën e 45-të të takimit, ishte Elseid Hysaj, ai që fitoi një penallti, por që atë nuk e shëndrroi në gol, Rey Manaj.
Kështu, me pikën e fituar, Shqipëria ka në total 4 sosh. Kurse, për Serbinë, ishte pika e parë e fituar në kualifikime të Kampionatit Botëror.



