Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve të ndara që kanë ndodhur dje në rajonin e Pejës.
Tre persona u lënduan në një aksident mes dy veturash në udhëkryqin e Banjës së Pejës, përkatësisht në fshatin Baicë, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkaq, disa orë më vonë, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Ozdrim, ku janë përplasur dy vetura, ka bërë të ditur gazetari korrespondent Valdrin Daci.
Si pasojë, ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetën”.



