Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në bodrumin e ashensorit të një banese në Prishtinë
S

Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në bodrumin e ashensorit të një banese në Prishtinë

Një person nga Shqipëria është gjetur i vdekur në hapësirën e bodrumit të ashensorit në një banesë në Prishtinë.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor./AutoPortali/

TË FUNDIT